AKTUALITET

“Kam qenë me PD, kisha njohje me Berishën dhe Hajdarin”, flet vëllai i Klement Balilit

22:18 - 09.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nisur nga akuzat politike për Klement Balilin si i mbështetur nga njëra apo tjetra parti, vëllai i tij Bashkim Balili është pyetur sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për marrëdhëniet e tij me politikën.




Ai ka deklaruar se me ardhjen e pluralizmit ka qenë me PD-në dhe se ka takuar Berishën dhe Azem Hajdarin por më pas është bashkuar me një tjetër alternativë, LSI-në. Bashkim Balili mohoi se ka financuar në politikë.

“Me ardhjen e pluralizmit familja ime ka qenë e djathtë. Kam qenë pjesë aktive e PD-së. Isha pajtuar me programin e saj. Kam punuar për ndërtimin e shoqërisë së mirë. Erdhi një moment që mendova se isha i tepër dhe dola që aty. Pashë një program tjetër më të mirë dhe iu bashkova. Edhe nesër nëse shoh një program tjetër më të mirë, i bashkohem.
Mbështetur po, financuar jo. Shokëve dhe miqve iu kam kërkuar për të votuar kjo është mbështetja”, tha Balili.

I pyetur nëse është e vërtetë se ka shkuar ish-kryeministri Berisha tek ai, Bashkim Balili tha: “Po dr.prof. Sali Berisha. Unë e simpatizoja për ato që flisja. Më ka ardhur në zonë dhe gjithmonë e kam mbështetur. Si atë si Azem Hajdarin që në 97 e kam shoqëruar në Sarandë”.

Ndër të tjera Klemend Balili tha se ai është shkëputur nga PD dhe ka mbështetur LSI, pasi sipas tij i pëlqente platforma e kësaj forcë politike.

“Familja ime prej kohësh ka qenë e djathtë. Unë e simpatizoj Berishën dhe ai ka qenë në zonën tonë. Gjithmonë e kam mbështetur si atë edhe Azem Hajdarin. Të gjithë kanë ardhur tek unë. Shkëputja ka qenë para se PD të humbiste thellë. Kam parë një platformë tjetër që ishte LSI. Unë u bashkova me shokët pasi kjo platformë më pëlqeu dhe ne u bëmë bashkë me shokët. LSI e kam mbështetur. Gjithashtu edhe PS e kam mbështetur se ishin në koalicion me LSI. Politika nuk më ka ndihmuar të pasurohem”- tha Bashkim Balili.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.