Horoskopi

Horoskopi i datës 11 Janar 2017

23:22 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

Të besoni më shumë te vetja do t’ju ndihmojë të arrini rezultate edhe më domethënëse, qoftë në lidhje me punët e juaja, qoftë në lidhje me njerëzit. E dini mirë se njerëzit nuk gjykohen nga paraqitja, por me një prezantim të mirë do të jeni vërtet në formën tuaj më të mirë!

Muaji ka nisur mirë dhe planetët do t’ju mbështesin që gjërat të shkojnë mirë. Me forcën tuaj të vullnetit do të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Sharmi i juaj do t’ju ndihmojë të keni sukses edhe në shoqëri, ku prania juaj është shumë e kërkuar!

Mundësi për zhvendosje edhe të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’u japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Një mik i çmuar do t’ju lëshojë një kritikë. Do t’jua bëjë atë me mirëbesim dhe me shumë politesë, por gjithsesi do t’ju hidhërojë së tepërmi! Tregohuni të arsyeshëm… Lëreni pas të shkuarën, dhe jetoni përvoja të reja me entuziazëm të plotë.

Në dashuri, falë Venusit ogurmirë, parapëlqeni qëndrueshmërinë sesa një aventurë të çastit, që do t’ju çonte ndoshta larg qetësisë. Do të keni një rizgjim të ndjenjave dhe pasioneve, që deri më tani i keni mbajtur të fshehta. E keni rrugën e lirë!

Mos i dëgjoni mendimet e trishta që ndonjëherë ju vijnë në kokë. Mos i mendoni. Heshtja do t’ju ndihmë me siguri të rivendosni ekuilibrin e brendshëm. Hëna ju do më pak të shëndoshë, kështu që shmangni ushqimet e yndyrshme.

Mirëpriteni krahëhapur forcën pozitive të Jupiterit, që ju ndihmon të rinoheni dhe ta bëni jetën tuaj gjithmonë e më interesante dhe me më shumë avantazhe. Me Saturnin kundra, do të jetë mirë të kufizoni lëvizjet dhe të gjeni zgjidhje efikase për t’u qetësuar.

Do të menaxhoni çdo detyrë, duke zgjidhur edhe çështjet më të mërzitshme. Gjallëria juaj do t’ju ndihmojë të nisni një plan ekonomik shumë fitimprurës. Mos e kërkoni në vend tjetër atë që mund të jetoni ende me partnerin: angazhohuni për një bashkëbisedim të hollësishëm.

Nuk mund të mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni, njëherë e për gjithmonë, për ta lënë pas. Do të jeni të gatshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, pos mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë më fushën e dashurisë.

 

Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Urani dhe Mërkuri, që bashkëveprojnë me Hënën do të shpërblehet. Jepini punës. Sot do të jeni në humor të mirë, do të keni dëshirë të qëndroni afër dhe të ndihmoni njerëzit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.