Presidenti i Republikës Ilir Meta ëq prej ditës së djeshme ndodhet në Kroaci, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite, ai është pritur nga krerë të ndryshëm të Kroacisë, mes të gjithave edhe takimi me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitarović.
Në fokus të këtij takimi kanë qenë disa tema, duke veçuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe të ardhmen e tyre. Por krahas të tjerave, mësohet se Meta dhe Grabar-Kitarović kanë prekur edhe temën e Ballist Morinës, i arrestuar në ketë vend.
Meta dhe homologia e tij kroate mësohet se kanë diskutuar për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.
Kujtojmë se Meta, në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi, thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.