Shpërthimi me lëndë eksplozive këtë të shtunë në Shkodër, ku mbetën të plagosur 8 persona, ka sjellë panik dhe momente frike mes banorëve të qytetit verior.
Në këtë video, shihet mometi i shpërthimit dhe kaosi i krijuar menjëherë në lagjen “Partizani” në Shkodër.
Madje një grua, që ka marrë plagë si pasojë e shpërthimit, dëgjojet duke rënkuar në video.
Paraprakisht, uniformat blu të Shkodrës kanë njoftuar se nga shpërthimi i tritolit, kanë mbetur 8 persona të plagosur, ku tre prej tyre u transportuan me urgjencë në Tiranë.
Nga ana e policisë bëhet e ditur se pronari i objektit dykatësh, njëherësh edhe shënjestra e atentatit, Lulzim Kulla ka qenë duke hypur në mjetin e tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.