EKONOMI

Bizneset debitore, 18 mijë subjektet që përfitojnë pagesa me këste

08:52 - 20.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Të gjitha bizneset që kanë detyrime të papaguara tatimore mund t’i shlyejnë ato me këste. Shifra e bizneseve debitore ndaj tatimeve në dhjetor të vitit të shkuar ishte rreth 18 mijë.




Nisma për pagesën e detyrimeve tatimore me këste pritet të lehtësojë financiarisht bizneset. Drejtorja e Mbledhjes me Forcë të Borxhit Tatimor, Borjana Shaka tha se deri më tani kjo administratë ka lidhur 1200 marrëveshje me sipërmarrjen për pagesën e detyrimeve tatimore me këste.

“Për të lidhur një marrëveshje me këste, tatimpaguesi pikë së pari duhet të dokumentojë situatën e tij financiare nga pikëpamja e vështirësive, arsyet pse nuk është paguar detyrimi dhe mundësitë që janë krijuar ose që do t’i krijohen për ta shlyer këtë detyrim. Sigurisht, shumë e rëndësishme është ndjekja e kësteve, pagesa e detyrimeve korrente dhe pagesa në afatet e përcaktuara.

Aktualisht kemi rreth 1200 marrëveshje me këste. Edhe gjatë fushatës kundër informalitetit janë lidhur gjithsej 200 marrëveshje me këste”, – u shpreh Shaka gjatë një interviste në për “Scan”.

Marrëveshja
Marrëveshja nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste. Në rastet kur nuk do të lidhet marrëveshja, administrata tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.

Për të lidhur marrëveshjen, subjekti duhet të ndjekë tri hapa. Hapi i parë është kërkesa me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar, ku të shpjegohen rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për pagesë me këste. Në hapin e dytë, Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Ndërsa, në hapin e tretë, nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” jep të dhënat mbi borxhin tatimor, se çfarë përbën ai, çfarë ndodh në rastet kur nuk paguhet borxhi tatimor, si dhe masat që merren për mbledhjen e tij. Në këtë rubrikë janë publikuar edhe rastet kur mund të bëhet marrëveshja për pagesën me këste. “Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së njoftimit për pagesë të detyrimeve tatimore, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë”, – thuhet në faqen e Tatimeve.

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste

Hapi I: Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e së cilës është regjistruar, ku të shpjegohen rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për pagesë me këste.
Hapi II: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.
Hapi III: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të vetëm, nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilën lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Mbledhja e detyrimeve me forcë

Hapi I: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar.
Hapi II: Barrë sigurie dhe/ose barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit bankar, në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.

Mbledhja e detyrimeve

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së njoftimit për pagesë të detyrimeve tatimore, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë.
Hapi I: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar.
Hapi II: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit bankar, në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.
Hapi IV: Konfiskimi i pasurisë nga administrata tatimore, në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.
Borxhi tatimor
1. Detyrimi tatimor i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.
2. Detyrimi tatimor i vlerësuar nga administrata tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo procedurë tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.