“Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë.” Kështu është shprehur deputetja e Lëvizjes Soicialiste për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin “Dite e Re”
Sipas deputetes së LSI-së, në një shoqëri si kjo e jona, të jesh vajzë dhe të merresh me politikë është sfidë. “Të jesh vajzë, të jesh grua dhe të merresh me politikë është një sfidë. Sepse e tillë është shoqëria jonë. Por mendoj që ne duhet të luftojmë akoma më shumë që shumë gra të bëhen pjesë e politikës, për ta bërë politikën shqiptare dhe për ta ndryshuar.”
Kryetarja e LRI-së u shpreh se të jesh pjesë e forumit rinor kërkon angazhim të madh.
“Të jesh pjesë e politikës kërkon një angazhim jashtëzakonisht shumë të madh dhe për më tepër të jesh pjesë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim është një përgjegjësi e madhe sepse ne kemi shumë të rinj që i kanë shpresat tek forumi jonë për një arsye të vetme sepse iniciativat që kemi ndërmmarrë nuk janë për të qëndruar në letër por i kemi ndjekur hap pas hapi për të gjetur zgjidhje.” tha Floida Kërpaçi