![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ndërsa shumë prej nesh mendojnë se vendosja e një kremi për tu mbrojtur nga dielli është e rezervuar vetëm për ditët në plazh, rezulton se lëkura juaj mund të jetë në rrezik edhe pa qenë në plazh.
Gjithnjë e më shumë dermatologët por paralajmërojnë se të gjithë duhet të vendosim krem mbrojtën nga rrezet e diellit dhe kjo përfshin edhe kur jemi në bordin e një avioni.
Për pjesën më të madhe, dritaret e avionëve kanë aftësinë për të bllokuar rrezet UVB, megjithatë rrezet UVA, të cilat mund të godasin lëkurën tuaj në një nivel më të thellë, mund të depërtojnë edhe nëpërmjet xhamit.
Si rezultat, ju jeni në rrezik më të lartë të dëmtimeve të shkaktuara nga dielli dhe madje edhe kancerit të lëkurës.
Pilotët janë ata që përballen me rrezikun më të lartë, ndërsa një pasagjer me siguri përballet me ekspozim më të vogël por është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksima – veçanërisht nëse je ulur në ulësen e dritareve.
“Dritarja pranë jush në një aeroplan mund të jetë e vogël, por ju jeni më afër shtresës së ozonit gjatë një fluturimi me dhjetëra mijëra kilometra”, tha Dr. Sweta Rai nga Shoqata Britanike e Dermatologëve për “Sun Online”.