Sociale

Vijnë autobusët e parë elektrik, linja e parë e gjelbër në Tiranë nis nga…

10:09 - 26.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Tirana Green City” nuk është më thjesht një slogan por një revolucion që ka nisur. Krahas nismës së guximshme për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 dhe për të krijuar atë që do të quhet si Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë një revolucion të vërtetë edhe në transportin e gjelbër publik.




Në total janë tre drejtimet që po punohet: E para ka të bëj me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëj me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta dhe më e rëndësishmja është transporti urban.

Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Erion Veliaj, Tirana shumë shpejt do të ketë linjën e parë të transportit urban krejtësisht të gjelbër.

Këshilli Bashkiak që do të mblidhet me datë 31 janar do të diskutojë ndërmjet të tjerave edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës krijimi i një linje të re transporti dhe që për shkak se do të jetë me autobusë elektrik do të emërtohet si “Linja e Gjelbër”.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë të ditur se kjo linjë do ti ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik.

Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin.

Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja  dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.