Fol me Psikologen

“Kam qenë në burg për vjedhje, tani jemi shumë të varfër… Punë nuk ka”

11:44 - 29.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jam Landi. Unë kam qenë një herë në burg për vjedhje. Edhe tani jemi shumë të varfër. Punë nuk ka, çfarë do bëj unë?




-Landi e kuptoj vështirësinë tënde dhe pyetja që bën në fakt është qartazi një shprehje e mungesës së alternativës për një tjetër zgjidhje nga ajo e para, vjedhja. Për të shpjeguar situatën tënde po i referohem hierarkisë së nevojave, konceptit të sjellë nga Maslow. Ai thotë se individi për të jetuar ka një sërë nevojash të cilat ndahen sipas rëndësisë, tek niveli i parë hyjnë nevojat bazë, nevojat fiziologjike si ushqimi, fjetja, nevoja për të pushuar, për të shmangur dhimbjen etj dhe nëse plotësohen këto atëherë kalon në një stad tjetër dhe kërkon plotësimin e nevojave të tjera si nevoja për siguri, për dashuri e përkatësi e kështu me radhë deri tek stadi më i lartë i quajtur, vetaktualizimi. Në rastin tënd të pa përmbushura janë nevojat bazë.

Ky është ai momenti kritik kur të duhet të luftosh për mbijetesën dhe je gati të shkelësh parimet dhe vlerat morale. Në rastin konkret më shumë se sa shkelje parimesh e ligjesh problemi qëndron tek këndvështrimi yt, tek mënyra se si e sheh zgjidhjen. Pavarësisht faktit se je ndëshkuar një herë të shkon sërish nëpërmend si alternativë. Më duhet të them se vjedhja nuk mund të jetë alternativë pasi nuk mundet dot ta zgjidhë problemin tënd. Shiko përtej kësaj zgjedhjeje të cilën e provove dhe rezultoi e dështuar.

A mund të provosh të gjesh një punë e cila do të të ushqejë çdo ditë? Nuk mund të lodhesh kaq shpejt duke kërkuar, investo kohën tënde, përpiqu të marrësh një zanat, pyet të gjithë njerëzit që njeh, mos kundërshto asnjë lloj alternative sepse në situatën që je çdo lloj pune të vjen në ndihmë, mos paragjyko, por provo të kërkosh… Të dorëzohesh është shumë e thjeshtë, por vjedhja të çon në burg dhe burgu nuk mund të jetë kurrsesi alternativë.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.