Fol me Psikologen

“Motra jeton në Francë. Unë këtu mbaj gjithë hallet mbi kokë”

17:56 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Jam Arjana. Ime motër jeton në Francë. Unë këtu mbaj gjithë hallet mbi kokë. Ajo na sjell ndonjë gjë, por prapë nuk është se na bën punë të madhe. Prindërve u përgjigjet shumë pak, sikur i pëlqen të jetë indiferente.




-E dashur Arjana, e kuptoj shqetësimin tënd. Si fillim më lejo të të falënderoj jo vetëm që na ke shkruar, por që kujdesesh për prindërit e tu.   Padiskutim që familja biologjike është streha më e sigurt e  cila sjell lumturinë, mbrojtjen, etj. Në kohërat moderne në të cilat jetojmë, po njihemi për fat të keq me fenomenin e braktisjes së  prindërve të cilët për shkak të moshimit dhe sëmundjeve nuk janë më në gjendje të kujdesen vetë për veten e tyre. Motra jote ka zgjedhur të jetojë larg fizikisht dhe si pasojë nuk mund të të ndihmojë aq sa do të duhej, por ama edhe ajo duhet dhe mund të jap kontributin e saj financiar në mbështetje të prindërve. Mos e ktheni në konkurrencë mes jush, tregohu e hapur me motrën tënde dhe tregoji asaj nevojat që prindërit kanë, kërkoji asaj ndihmë. Kontributi për prindërit duhet të jetë i barabartë nga të gjithë fëmijët, njëri me mbështetjen emocionale, me përkujdesjen duke i çuar për vizita mjekësore, për punët e shtëpisë, për gatimin e gjithçka tjetër që ju nevojitet, ndërsa tjetri mund t’i mbështesë financiarisht në bazë të mundësive që ka. Qëndroni bashkë dhe evitoni xhelozitë mes jush në mënyrë që t’i siguroni prindërve tuaj një jetë me dinjitet, duke ua kthyer mbrapsht dashurinë që ju kanë dhënë kur ju ishit fëmijë dhe kishit nevojë për ta. Të kujdesesh për ata që të kanë sjellë në jetë është edhe detyrim, ndaj lërini mënjanë mëritë me motrën, nuk po e bën për të këtë sakrificë, por gjithsesi tregoji mbi situatën dhe pamundësitë e tua dhe mos e lejo indiferencën e saj.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.