Kronikë

EMRAT/ Tentuan të trafikonin 320 kilogramë kokainë të fshehur në kontejner me karkaleca, zbulohet identiteti i shqiptarëve të arrestuar

10:29 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur identitetet e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke, ku u kapën 320 kg kokainë e fshehur në kontejner me karkaleca në Portin e Pireas, e që kishin si destinacion Shqipërinë.




Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit  Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe një shtetas grek, Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Shqiptari Jasona Mërkuri, rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona, mes të cilëve kunati i tij.

Jasona Mërkuri gjithashtu mësohet se është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. Kunati është arrestuar më pas edhe gjatë operacionit të vitit 2017.

Shtetasi grek, Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale FARK të Kolumbisë. Ai do të shkëmbente armët me kokainë.

Në lidhje me sasinë prej 320 kg kokainë të kapur në Pire, mësohet se të arrestuarit e kishin tërhequr konteinerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.