AKTUALITET

VIDEO/ E diagnostikuar dy herë me kancer, i vëllai: Nuk t’i jap çelësat e shtëpisë pa më shlyer borxhin!

19:42 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Stefani nga Borshi ka sjellë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”  vëllain e saj, Arqilenë, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin, duke e kërcënuar madje se do t’i marrë shtëpinë, e cila në fakt nuk është as e të motrës.




“Isha e martuar në Konispol, më vdiq burri, e shita shtëpinë në Konispol dhe isha pa shtëpi. Kam qenë në Greqi. Në Dhjetor të vitit 2009 unë operohem për herë të parë për kancer sepse kam patur edhe herë të dytë. Bëja kimitoterapinë, me paruke në kokë dhe kam ardhur në Sarandë se ndihesha më mirë. Më thotë djali të më ndihmonte të bëja një shtëpi e të qëndroja në Borsh. Bëj kërkesën në komunë se tokë në Borsh nuk kisha”.

Arqilea e ndërpret duke i kërkuar të thotë të vërtetën se kush e ka ndihmuar nga ana ekonomike si për operacionet që ka kryer, ashtu edhe për shtëpinë dhe ajo i përgjigjet: “Edhe ti vëlla më ndihmove nuk e mohoj, nuk e hedh poshtë”.

Ajo vazhdon të tregojë procedurën e ndërtimit të shtëpisë prej 200 metrash katrorë në tokë të shtetit, larg zonës së detit. Në  Mars të vitit 2010, Ylli Shehu pretendoi se kjo tokë është e tij, ndaj hapi çështje gjyqësore, por me vëllezërit e Valentinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.