Fatmir Popja – Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga shtetasi Y.H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.
Nga sa mësohet, një prej këmbësoreve ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Ndërkohë që është identifikuar viktima, Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe banuese në Bradashesh.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Më herët, ndodhi një aksident në aksin rrugor, Elbasan – Bradashesh, por fatmirësisht pa të lënduar.
Shfaq Komentet (0)