Një oficer policie ka rënë në pranga pasi dyshohet për korrupsion pasiv. Ndalimi i tij u bë nga Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.
32-vjeçari, Ardian Hoxha, ishte Përgjegjës turni, në pikën kuftare të Qafë-Thanës, ai akuzohet se lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.
Hoxha ka qenë nën hetim prej tre muajsh nga prokuroria e Pogradecit dhe SHÇBA, ku u konstatua se opficeri i policisë, kundrejtë pagesave lejonte kalimin e kufirit nga shtetas të ndryshëm.
Shfaq Komentet (0)