Sociale

Lokalet në katet e para të pallateve, masa për zhurmat

12:37 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shumtë janë banorët e Tiranës që ankohen për zhurmat nga lokalet, sidomos ato që janë hapur në katet e para të pallateve. Por sot Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar disiplinimin e zhurmës nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga ato të argëtimit.




Ka qenë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që ka bërë të ditur lajmin, gjatë nisjes së zbatimit të marrëveshjes me ministrinë e Brendshme, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”.

“E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë, ku janë vendet ku t’i mund të bësh aheng dhe ku është një vend tjetër ku fëmijët duhet të shkojnë të flenë sepse vjen e nesërmja për të shkuar në shkollë dhe familja duhet të ketë një paqe qoftë edhe akustike përpara se të përgatitet për ditën e re. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t’u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë, fakt që konfirmohet edhe nga statistikat. Ndërkaq Veliaj tha se nuk do të tolerohet askush për vjedhjen e ujit të pijshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.