Sociale

Përmbytjet/ Situata me lumenjtë, Vjosa kthehet brenda shtratit natyral

08:50 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se që nga mbrëmja e djeshme, rreziku nga përmbytja e lumenjve është ulur.




Parashikohet që lumi Vjosa do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm sot. Në qarqet Fier dhe Vlorë është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.