EKONOMI

VIDEO/ Thirrja e Artan Lames: Punë ka, ejani profesionistë!

13:42 - 06.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 200 vende të lira pune, presin aplikimet e qytetarëve në Drejtorinë e ALUIZNI-t. Njoftimi është dhënë nga vetë kreu i këtij institucioni, Artan Lame përmes një video mesazhi në Facebook.




Sipas Lames janë 200 vende pune që do të plotësohen, pak ditë pasi u miratua VKM-ja.

Madje Lame, nuk ka ngurruar që të parashtrojë edhe kërkesat që duhet të kenë aplikantët, pozicionin e punës, dhe mbi të gjitha shprehjen e famshme “punë ka, ejani profesionistë”.

“Përpara disa ditësh u miratua në Qeveri VKM-ja që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP.

Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.

Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.

Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

  1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
  2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:

– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;

– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;

– Gjeo-informatikë, diplomë Master.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.

Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”, u shpreh Artan Lame.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.