![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“I ka marrë era, prej andej. I ka hedh 20-30 metra në largësi… Dërrasat i ka thyer, më ka strehuar një kumbar i imi aty, me gjithë djalin. Kërkoj mëshirë nga ju, po patët mundësi të na ndihmoni, ju ndihmoftë zoti”.
I moshuari Zef Faslliu është nga fshati Mzi i Fushë Arrëzit, banesa e tij e ndërtuar vite me parë për bamirësi nga Kisha Katolike tashme është totalisht e pabanueshme.
Era dhe rrebeshi i shirave të ditëve të fundit duket se i kanë shkatërruar edhe atë pak pasuri çfarë kishte. Dhe tani që kanë kaluar dy ditë që reshjet janë ndërprerë në banesën e të moshuarit në fshatin e thellë verior gjendet ende një sasi e konsiderueshme uji.
Zefi tregon se pavarësisht dëmeve të shkaktuara askush nuk është interesuar mbi fatin e tij, teksa vijon të kalojë netët e ftohta të këtij dimri pranë fqinjëve.