Rajoni

Video/ Dalin pamjet, si u ekzekutua me 22 plumba në vetëm 29 sekonda “koka” e mafias greke

17:48 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohen për herë të parë pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek Vassilis Stefanakos ngjarje e ndodhur më 17 Janar 2018.




Pamjet janë publikuar nga mediat greke dhe bëhet fjalë për momentin e vrasjes së mafiozit grek në lagjen “Haidari” në Athinë, përpara zyrave të biznesit të tij.

Atentati është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe e gjithë skena është zhvilluar në 29 sekonda.

Dy persona me motor qëlluan me 22 plumba kallashnikovi kryemafiozin grek Vassilis Stefanakos, i cili mbeti i vdekur në vend.

Stefanakos është akuzuar si i përfishirë në një vrasje së bashku me shqiptarin Alket Rizai. Ky i fundit ishte ndihmuar gjithashtu nga Stefanakos për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në vitin 2009.

Kryemafiozi grek kishte dalë nga burgu në Gusht të vitit 2016 pasi kishte vuajtur një dënim prej 8 vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.