![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Selenicë të Vlorës.
Sipas “BalkanWeb”, viktima është Miti Mitraj 80 vjeç dhe në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune.
80-vjeçari jetonte i vetëm prej disa kohësh dhe u gjet i pajetë në banesë nga të afërmit e tij.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 80-vjecarit, ndërsa forca policie kanë nisur hetimet. Pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarit.
Shfaq Komentet (0)