![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik droge dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj një shqiptari.
Gjykata e Milanos ka kërkuar masën e arrestit me burg për anëtarët e bandës.
5 shqiptarët janë të moshës nga 24 deri në 45 vjeç, të njohur nga drejtësia si shpërndarës droge.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimeve të iniciuara nga ushtria e Tenenza di Bollate pas vrasjes të mbetur në tentative të një shtetasi shqiptar. Marsin e kaluar, dy autorët e vrasjes së tentuar u identifikuan, gjithashtu shqiptarët, të cilët ishin konfliktuar për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme për shkaqe që lidhen me shpërndarjen e drogës në zonë.
Gjatë kontrolleve në dy apartamente në Milano policët kishin gjetur 14 kg heroina, 9000 euro, një makinë numëron para.