AKTUALITET

Ish-kandidati i PS për deputet thirrje artistëve: Qëndroni të bashkuar para qeverisë së çmendur

18:26 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debatit të krijuar pas ligjit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, u është bashkuar edhe tenori i njohur shqiptar, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Agim Hushi.




Përmes një statusi në Facebook, Hushi u bën thirrje artistëve që të qëndrojnë të bashkuar kundër asaj që ai e quan “qeveri e çmendur”.

POSTIMI I PLOTË:
Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtëpinë e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithëse heshtën ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdhër mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kanë zënë për fyti atdheun tim te dështuar, atdheun qe po na përzë te gjithëve; ngriti hordhite e b…lëpirësve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre:: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve. Me quajtën tradhtare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha… Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit! Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire! Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.