KULTURË

Debati për ligjin e artit, Ministrja Kumbaro përballet me artistët në TV

23:07 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi të përballet me një pjesë të artistëve lidhur me vendimin për të zhvendosur Teatrin Kombëtar.




E ftuar në emisionin “Top Show” përballë artisteve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina, Ministrja Kumbaro komentoi  aludimet në media se po tentohet të centralizohen prurjet teatrore dhe kinematografike.

Por sipas Kumbaros, një pikat që ndryshojnë në ligjin për Kulturën dhe Artin janë në aspektin financiar, me argumentin për të zgjedhur cilësinë para aspektit ekonomik.

“Nismë e Ministrisë së Kulturës për disa amendime të ligjit, amendime që synojnë 2-3 elementë që do t’i cilësoja decentralizues. Neni 26, që ka të bëjë me financimin, ishte edhe pika kryesore për këtë nismë. Ky nen e përjashton Ministrinë e Kulturës nga tenderat, por të shkojë drejtpërsëdrejti tek produkti. Tenderimi shikohet në aspektin ekonomik dhe jo gjithmonë përzgjidhet cilësia më e mirë. Të gjitha institucionet e tjera, si Bashkitë çlirohen nga procedura e tenderimit”, shprehet Kumbaro.

E pyetur nga regjisori Altin Basha për heqjen e “Qendrës së Artit”, Kumbaro mbrojti vendimin e marrë 4 vite më parë, duke thënë se kjo ka ardhur për shkak se ishte një dublim i një drejtori tjetër brenda institucionit që ajo drejton.

“Në 2013-ën, kjo qendër e miratuar në 2010-ën, u krijua. “Qendra e Artit” nuk e kishte në thelb krijimin e agjencive, por menaxhimin e fondeve të Ministrisë së Kulturës për projektet, por edhe gjetjen e financave nga burime të tjera. Por ajo çfarë gjetëm ishte një dublim i Drejtorisë së Kulturës nga kjo qendër. Drejtoria e Artit dhe Kulturës menaxhonte gjysmën e buxhetit, gjysmën tjetër e menaxhonte “Qendra e Artit”. Abuzimet nga kjo qendër ishin të asaj forme sa gjetëm miliona euro borxhe të akumuluara nga Ministria e Kulturës”, u shpreh ministrja e Kulturës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.