Një shpërthim me tritol në mesnatë ka tronditur Shkodrën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Tophane’, në garazhin në pronësi të Dedë Kirit, i cili dyshohet të jetë edhe shënjestra e atentatit.
Mësohet se në katin sipër, ishte banesa e shtetasit Kiri. Fatmirësisht nga lënda plasëse nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Deri më tani arsyet e shpërthimit me eksploziv nuk janë të qarta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërsa është marrë në pyetje edhe vetë shënjestra e atentatit, për të zbuluar nëse ka probleme në të kaluarën.
Shfaq Komentet (0)