AKTUALITET

Pse duhet një Teatër i ri Kombëtar? Drejtori Ervin Çuli jep arsyet

21:50 - 15.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Teatrit Kombëtar Ervin Çuli thotë se është i nevojshëm ndërtimi i një teatri të ri, pasi ai aktual është në kushte të mjerueshme.




I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, Çuli, tha se teatri aktual ka shumë probleme nga ana infrastrukturore, duke shtuar se për këtë arsye edhe ai vetë po e mendon disa herë rikandidimin për drejtor Teatri.

“Një nga arsyet që po e rimendoj rikandidimin është vështirësia e përballimit ditë për ditë me këtë godinë. Duhet se të ndërtohet një teatër i ri kombëtar me parametra europianë, s’kam frikë të them se kjo godinë është një tmerr dhe sapo vjen dimri. Aq shumë të çara ka në teatër, sa s’ka gjë që e ngroh të ftohtin atje. Një rikonstruksion do ishte diçka e përkohshme, ne nuk kemi nevojë për diçka që do zgjasi 10 vjet. Duam diçka të përhershme. Aty nuk ka magazina, këtë nuk e kupton njeri, këtë e kuptojnë ata që kanë nevojë për magazina. Kemi nevojë për hapësirë,” tha Çuli.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky Ervin Çuli qenka dobet fare. Normal qe qeni leh aty ku ha, por drejtori i nje institucioni si Teatri Kombetar, nuk duhet te jete ne nivelin e qenit, te lehjes aty ku ha. Po e ndjek emisionin ne News 24 e ky qenka dobet fare.
    O Edi Rama, mos perprah keto nivele te ulta qe dine vetem te te bejne fresk.

    Përgjigju ↓