Kosova

Foto/ ‘Duar të prangosura’, provokojnë serbët. Ja si u zgjua sot Mitrovica

12:19 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditën kur Kosova po feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure. Kudo nëpër qytet shfaqen postera të tilla, ku shihen duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.




Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht.

Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.