AKTUALITET

Çështja e detit/ Myslim Pashaj kritika Metës: Ku ishe ti kur…

14:58 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Myslim Pashaj, koloneli në pension që denoncoi paktin detar me Greqinë në vitin 2009, një nga njohësit më të mirë të hartave detare ka kritikuar qëndrimin e presidentit Meta, në lidhje me marrëveshjen e re detare.




Në një postim në Facebook, Pashaj shkruan se presidenti Meta është sjellë më dy fytyra.

Statusi i plotë

“Fytyra” dhe “Dyfytyra”. Ku ishe ti zoti meta? Presidenti e shpalli… Si asnjëherë tjetër! Dikush e vuri dhe ndajshtimin” Burrë Shteti! “ Ai bën një tip kryengritjeje çka duket këtu e përtej…dhe s’e ka hallin tek Pakti Detar, por tjetërkund.
Të paktën kështu duket edhe nga opinionet që po përcillen deri tash. Meta President, kalon kësilloj në ekstrem. Ai ka qënë personazh ndër të parët që ka sulmuar Paktin Detar të Rrëzuar.
Në vijim të viteve 2009-2010 ai fatbardhë dhe politikëzi mori detyrën e lartë të Zëvendëskryeministrit dhe Minsitrit të Jashtëm. Ish koha pikante kur zjente gjithë opinioni shqiptar dhe bëhej gati që çështja të çohej në Gjykatën Kushtetuese. Ka një histori dhe ai ka qënë personazh i saj Historia shkruan dhe ruan “fytyrat” dhe “dyfytyrat” e qëndrimit ndaj kësaj çështjeje me ndjeshmëri të lartë kombëtare.
Atëherë ai ishte i Politikës dhe i Pushtetit, por fatkeqësisht nuk ishte i Shtetit dhe Integritetit Territorial të Shqipërisë. Janë të njohura qëndrimet e at’herëshme, prej Qoftëlargu. Ishte koha kur bëhëj shqyrtim ne Gjykatën Kushtetuese. Ai dëgjonte se si Hulumtues të pavarur dhe figura të njohura shkencore e të publiçistikës bënin thirrje në ndihmë të së Drejtës Detare të Shqipërisë, që institucionet shqiptare të shpreheshin me argumente shkencore por ato, turpërisht, heshtën.
Se mungonte Shteti në funksionimin e tij normal.
Në Gjykatën Kushtetuese Institucionet e shtetit ishin në mbrojtje të veprës së Qoftëlargut dhe Zërat e Vetmuar ende shpresonin “ Që të mos mbeste kështu Shqipëria” Besoj se Presidenti i Sotëm e dëgjoi kumtin që erdhi nga Gjykimi i Epërm. Edhe pas tij Presidenti i Sotëm dhe Ministri i Jashtëm i at’hershëm nuk u bind. U kërkua një konsultë e huaj e cila dha gjykimin se sa kish humbur Shqipëria. Dhe asgjë nuk u bë e tejdukshme.
Kaloi gati një dhjetvjear. Shqipëria po i afrohet rinegocimit dhe kjo është një fitore e madhe diplomatike e të dy vendeve. Ulemi në tryezë.
Ju, në një pozicion tjetër merrni Plotfuqinë se ju takon. Skajshmëria juaj e Plotfuqisë së sotme, përbën edhe një shqetësim. Duket sikur kërcënoni, aq shumë i jeni futur Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të cilën dikur nuk e kishit përfillur, sa Ministria e Evropës…s’gjen vrimë se ku të futet…e detyroni dhe për gjëra teknike, që janë të domosdoshme ta bëjnë institucionet.
Ç’është ky turfullim i panevojshëm brenda vedit që bje në sy edhe të fqinjëve tanë!
Pak ditë më parë Sali Berisha tha se do të shtrihej gjatë e gjerë në Hapësirën Ekonomike Eksluzive naftëmbajtëse të cilën e ka shitur Qeveria e Sotme. Kjo më ngjan se është njëlloj me Shpalljen Presidenciale të kushteve që duhet të plotësohen në Rinegocime.
Skajshmëri që nuk duhet. Keni ardhur në koordinata por mos dilni prej tyre!


Shfaq Komentet (3)

Leave a Reply to xx Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O Myslym se cfare halli ka Meta pune e tij.Por dhe ti o lumemadh ke dale fare nga “Izoipsi” qe te takon.Fol per sistemet topografike ,na trego ndonje detaj teknik qe me thene te drejten ke kaq vite qe nuk pushon se foluri me vete dhe jo ne debat prefesionist.I tregon vendin Metes duke marre role te punonjesit te ministrise se jashteme.Lidhu me kordinatat se e ke humbur piken e referimit e po shkruan Letersi.Ku ke hallin qe nuk flet per “Kordinata” por per histori-gjeografi apo nuk te piet njeri?Ti e di mire o “kolonel”qe inxhinjerat topografe nuk i mungojne ketij vendi, cte keqe ka konsultimi paraprak me ta.Ka vend per te gjithe kur flitet per memedhene.(Njeri lexon ne instrument e tjetri mban Laten)Ha ha ha Si u be kjo pune keshtu…..Kolonel ku i ke ushatret kolonel…

    Përgjigju ↓
  2. Per XX.I nderuar te gjithe duan te ruajne “pozicionet” e tyre dhe gjejne momentin per ta treguar ate.Te gjithe.Kete une e kuptoj por po flasim per “Tranparence” veprimesh qe ne pamje te pare eshte njelloj si ne 2009.Populi ka te drejte te informohet paraprakisht se ndryshe mund te ndodhe qe nje Gjeneral me musteqe apo pa musteqe ta kundershtoje me baza teknike dhe e con perseri ne gjykate ashtu si ndodhi heren e pareDhe te siguroj se Ustallare prefesionista ka plot si pune e Pashait..Nuk e kuptoj pse DETI I JON duhet te behet “prone qeveritaresh” dikur se japin e dikur i mbushet mendja e japin.Per kete duhet te shqetesohemi Na si Popul.

    Përgjigju ↓