Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një tjetër lëvizje, sa i përket hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mësohet se tre ditë më parë prokuroria ka dërguar një letërporosi të re drejt Italisë, ku kërkohet të mësohet për dëshmitë e të akuzuarve dhe arrestuar në Katania, përfshirë edhe Moisi Habilajt.
Gjithashtu sipas gazetares Klodiana Lala në letërporosi nga grupi i hetimit kërkohet edhe ndihmë për hetimet që kanë nisur këtu në Shqipëri.
Gjithashtu Prokuroria shqiptare kërkon të dijë edhe dëshminë e Nazer Seitit, i cili nuk ka pranuar te thotë asgjë para autoriteteve shqiptare. Seiti ndodhej ne burg ne Shqipëri, por u ekstradua ne Itali pak javë më parë. Më herët Prokuroria ka kërkuar ndihmë edhe nga Greqia për këto hetime.
Shfaq Komentet (0)