Shqetësimet për dëmtimet e shkaktuara nga koha e kaluar para ekranit, veçanërisht kur ka përdorim të mediave sociale janë bërë shumë të njohura. Nëse duam të zbulojmë se cfarë është e shëndetshme në to, kjo gjë nuk është aspak e lehtë.
Rrallë herë ndodh që shkrimi i ekranit të qetësojë trurin.
Tim Cook, një punonjës i kompanisë Apple tha se nuk do të donte ta shihte nipin e tij në një rrjet social, ndërkohë që ekspertët e shëndetit të fëmijëve paralajmëruan me një postim në Facebook se përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale dhe mediave sociale “është i dëmshëm për fëmijët dhe adoleshentët”.
Ekzistojnë shumë shembuj të tillë.
Njerëzit përjetojnë përvoja negative në mediat sociale duke nisur nga ngacmimi, ose duke u shqetësuar për paraqitjen pasi e krahasojnë me të tjerët, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejtë tek të rinjtë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përdorimi i teknologjisë në përgjithësi është i dëmshëm dhe është e vështirë për të dalë në konkluzion se cfarë ndikimi ka në njerëz të ndryshëm.
Në të vërtetë, disa studime sugjerojnë se përdorimi i mediave sociale mund të sjellë përfitime. Sipas BBC, një hetim mbi ndikimin e mediave sociale dhe përdorimit të celularëve në shëndetin e të rinjve u prezantua këtë javë nga deputetët e Britanisë së Madhe, të cilët shpresojnë të tregojnë shqetësimet reale.
Momentalisht, cdo njeri që mendon se për kohën e harxhuar në përdorimin e tyre do duhet të bëjë një gjykim personal pasi nuk ka fakte reale për një ndikim të rrjeteve sociale apo celularëve në përgjithësi.