KULTURË

“Get Out” fitues i mundshëm i Oscar

10:34 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Get Out” ka fituar çmimin si filmi më i mirë  në “Film Independent Spirit Awards”, duke qenë kështu edhe fituesi i mundshëm i çmimit Oscar.




Jordan Peel u shpall regjisori më i mirë, teksa ai u shpreh: “Ky projekt nuk nisi si një deklaratë, por si një dëshirë e imja për një film në zhanrin tim të preferuar”.

Më pas ai shtoi se “të vërtetat janë arma më e fuqishme që kemi kundër gënjeshtrave në këtë botë, prandaj duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që jemi duke bërë”.

“Get Out” është një film horror që tregon historinë e një djali me ngjyrë që përjeton një makth të vërtetë, kur takon familjen e të dashurës së tij të bardhë.

“Sprit Awards” vlerëson filmat me buxhet të ulët, teksa në katër vitet e fundit me saktësi ka përcaktuar edhe fituesin e çmimit Oscar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.