OPINION

Stina e zgjimit të negociatorëve të vjetër të paktit detar

07:20 - 07.03.18 Myslim Pashaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekskluzive për “GSH”  / (Sipas emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut)




 Po vëmë si kryefjalë citime nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, tanimë të rrëzuar, por që do të rinegociohet.

“… Gjykata konstaton se zbatimi vetëm i parimit të baraslargësisë strikte në marrëveshjen objekt gjykimi është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare si dhe me detyrimet që burojnë nga neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë…).

“ b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare”.

  1. Pranvera do edhe pak që të sjellë gjurmën më 21 mars, kur është dhe ekuinoksi i saj e dita do të bëhet e barabartë me natën. Për negociatorët e vjetër të Paktit Detar çuditërisht ka një përshpejtim në këtë ndërrim të stinëve. Ata kanë nxjerrë sythet e janë çelur… në kundërshtim me ekuinoksin!

Njëri prej negociatorëve të vjetër, ish-komandanti i Forcave Detare përgjatë një muaji ligjëron të njëjtin avaz si të nëntë viteve më parë. Një kumt tjetër vinte nga Ministria e Europës… se kryenegociatori i Paktit, emërohej si ambasador në UNESKO. Fillon dhe fërfërin era edhe për specialistë, juristë e ekspertë të tjerë, të ardhur nga një betejë e humbur, e tani përfshihen në një dinamikë të re. Në krye të ditëve të tyre, Sali Berisha projekton nga mendja e tij diabolike akuza për Gjykatën Kushtetuese dhe blerjen e saj, ndërhyrjen e një shteti të tretë… etj.

Ja pra skena e shfaqjes që po ndjekim.

Ndërkaq, të dyja shtetet Greqia dhe Shqipëria, sapo kanë vendosur që të rinegociojnë atë pakt famëkeq.

Kundëradmiralit i pat rënë barra që të mbronte Marrëveshjen e Delimitimit të hapësirave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë si një mbrojtje dinjiteti për qeverinë “Berisha”. Ky ballafaqim ishte kryer asokohe, në TV “KLAN” emisioni “Opinion”.

Ne emisionin e paradicaditëve të Fevziut dallohej përsëritje e të njëjtave fakte regjistruara dhe detaje hartografike e të njëjtit skenar, në sfond të personazhit. Po ashtu, në këtë kornizë ku si një risi edhe futja e termit “spiun” brenda bashkësisë së negociatorëve të rinj. U dha i njëjti argument i asaj  vijë e baraslarguar (“Vija e mesme” ) me 150 pika, hallka të një zinxhiri me të cilën u pat gozhduar dhe ndarë detin e Shqipërisë. Synohej dukshëm që t’i përcillej opinionit se ajo marrëveshje kishte qenë e vetmja dhe më e mira, më e arrira… Ashtu siç e përshkruan me kompasin e tij shpesh, Sali Berisha. Në panel të analizës së Fevziut kishin ardhur opinionistë, të cilët filluan të flisnin për nostalgjinë e rënies së atij pakti dhe jo për një vështrim të ri e dinjitoz të negociatave të reja.

  1. Në emisionin e Fevziut frynte e njëjta erë e nëntë viteve më parë. Kundëradmirali kishte të njëjtin ligjërim, i kornizuar në veprën e humbjes dhe të dështimit. Aty për aty ia bëhu një thagmë e paparë nga analisti Shkullaku, kur propozoi se “negociatorët e vjetër”, të cilët janë vlerësuar tanimë me një gradë më të lartë, të ndërthuren me “negociatorët e listës së fundit”, “të që të krijojnë një grup mix se kështu do të realizohet një vepër negociatore e paqme”.

A ju ngjan kjo si një spektakël i turpshëm dhe  grotesk?

  1. Po nga i njëjti panel filloi përgjërimi dhe vlerësimi për punën e negociatorëve të vjetër:

“Ç’të keqe kanë bërë?” se ato janë “gabime specialistësh që edhe mund të ndodhin, pse duhet të ndëshkohen edhe pse mund të ketë pasur ndonjë lajthitje”, thonë panelistët e “Opinionit”!

Dhe deti kish humbur… dhe beteja për hapësira e kish lënë Shqipërinë të turpëruar, inferiore! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë humbje të madhe?

  1. Pas kësaj erdhi pyetja e kurthit dhe e provës që i duhej bërë oponencës.

“Na thoni se ku do t’i gjeni 354 km2, nga ato që do t’ia ktheni Shqipërisë? Na thoni ku”?

I bëhej kjo pyetje në heshtje dhe tinëz Gjykatës Kushtetuese, çka nënkupton se ajo gjykatë kishte marrë një vendim të padrejtë.

“Hë pra, ku i keni ato 354 km2”?

Kundëradmirali bën të njëjtën pyetje dhe as do t’ia dijë të shikojë se ç’ka thënë e ç’ka vendosur Gj.K. Ai s’u afrohet as formës së brigjeve të atdheut të tij, as rrethanave, as parimit të Akites’ë, as shkëmbinjve e as ishujve të shumtë, as kombinimit të metodës dhe rregullimit të saj, as gjirit të Sarandës e as Barketës… Ai është i lidhur me zinxhirët e metodës së baraslargësisë strikte, e cila gjeti mundësinë të futej në negociata me një ekip aq të papërgatitur. Sepse ai që në fillesë të parë të tij ishte një pakt i fshehtë, pa gjithëfuqinë e presidentit, pa njohje në mediume, pa njohje në opinionin shqiptar, me shpejtësinë marramendëse… në harkun kohor të një viti 2008-2009.

Pa versione projektesh propozuese paraprake nga pala jonë, që duhet të ishin të dokumentuara.

Harta e fshehtë greke që përdorte pala shqiptare është zbuluar dhe mban datën 4 mars 2009, në të cilën është vija e 150 pikave të baraslargësisë strikte.

Shikoni se sa zhveshur paraqitet ekipi shqiptar, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë.

Dhe në “Opinion” vijon ashtu e sëmurë, të bëhet pyetje:

“Hë pra, ku i keni 354 km2”?

  1. A duhej të përfytyronte Fevziu dhe analistët për ta bërë një pyetje fare të thjeshtë:

“Po sikur”!?

Kush mund ta bëjë këtë pyetje?

Po sikur!? Ai gazetari, Tedi Blushi dhe “Gazeta Shqiptare” të mos kishte dyshuar për paktin e të mos kish sjellë një listë koordinatash të asaj marrëveshjeje për ta konsultuar? Ç’do të kishte ndodhur? Kjo ishte një kauzë e mediumeve të këtueshme, kauzë nga më mbresëlënëset e gazetarisë shqiptare.

…Pakti do të ishte firmosur dhe ratifikuar në të dyja parlamentet. Fshehtësia e faljes së detit do ta kish një kapak dhe historia mbetej groposur! Shqipëria e humbur! Ndërkaq, sot negociatorët vjetër dalin “krenarë dhe me kokën lart” për humbje të integritetit territorial të Shqipërisë në detin Jon, Kanalin e Korfuzit dhe Ngushticën e Otrantos.

Ja, kjo ishte vepra antikombëtare, për të cilën nuk u fol në emision.

Ish-komandanti i Forcave Detare, vepra e të cilit u gjykua nga Gjykata Kushtetuese ligjëronte të njëjtin avaz tragjikomik në disa mediume, sa rrallë mund ta gjesh në praktikën e negociatave mes shteteve në rastet e delimitimit të deteve midis tyre. Ai vijonte të mbronte betejën e tij të humbur.

Dhe ai është bashkëushtaraku dhe miku im?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Fatekeqesisht sot ne Shqiperi politikanet dhe qeveritaret e”zgjedhur” shikojne vetem interesat e tyre; DUKE JU MUNGUAR PLOTESISHT NDERI DHE DINJITETI KOMBETAR SHQIPTAR.Antishqiptari dhe filogreku S.Berisha me shoke, mbasi Gjykata Kushtetuese e anulloi Mareveshtjen detare me Greqine “mike strartegjike”; kryetarin e nenshkrimit te asaj “mareveshtje me Greqine Mike”,Ferit Hoxhen e emeron Ambasador “PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE SHQIPERISE” prane OKB ketu ne New York. Dhe mbas 5 vjeteve pune “atdhetare” ketu; Rama e mer Keshilltar te Vecante ne qeverin e re te tije
    Ndersa Konsullin e Pergjitheshem te Shqiperise ketu ne NY, Dritan Mishton me qenese falet ne Kishen Greke ja percjell vatres , qe nuk eshte me e Fan Nolit, si kryetar?! Fan Noli para me shume se 100 vjeteve, krijoi Kishen Shqiptare Ortodokse meqenese Kisha greke nuk pranonte te varoste te krishteret Shqiptare ne rast se meshoheheshin ne Gjuhen e Nenes se Tyre-SHQIPE.
    Keto emerime te bera nga qeverite e Tiranes tregojne me se miri se SHERBIMET NDAJ SHOVINIZMIT ANTISHQIPTAR GREK vazhdojne FATEKEQESISHTme mungesen e plote te DINJITETIT KOMBETAR
    Persa I takon “shqiptarizimit te janullatosit” nga Meta I vogel; me lejoni te bashkangjise shkrimin e gazetes greke Greek Reporter te NY: “Vizita e Arqipeshkopit Anastas te Shqiperise ne New York
    Shkrim I gazetës Njuorkeze Greek Reporter

    Arqipeshkopi Anastas I Shqipërisë u takua me udhëheqësa, politikanë dhe antarë të komunitetit greko-amerikan, gjatë vizitës së tij në NY
    Arqipeshkop Demetrios I Amerikës shtroi një darkë për nder të Anastasit, që u shoqërua nga Arqipeshkopi I Kishës Katolike Romane të NY, Kardinali Timothu Dolan, diplomatë dhe perfaqesues te Arqidioqezës Amerikane. Arqipeshkopi Demetrios vlerësoi veprimtarinë misionare te Arqipeshkopit Anastas dhe progresin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
    Arqipeshkopi Anastas foli për eksperiencën e tij misionare dhe marëdhaniet e Kishës Ortodokse me komunitetet e tjera fetare.

    Greqia ishte përfaqësuar nga ambasadori grek ne Shtetet e Bashkuara, Kristos Panagopullos, përfaqësuesi I përhershëm I Greqisë në OKB, Mishel Spinelis dhe konsulli I Përgjithshëm në NY George Iliopulos. Qipro ishte përfaqësuar nga përfaqësuesi I përhershëm në OKB, ambasador Nikos Aimiliou dhe Konsulli I Ri I Përgjithshm në NY, Vasilis Philippou.
    Arqipeshkopi Anastas I Shqipërisë paraqiti një leksion në Fordham University me temë:”Ortodoksia në Amerike”. Gjat një ceremonie speciale, universiteti I ofroi atij një Doktoratë Nderi pr Shkrimet Humane
    Më së fundi më 30 janar, Arqipeshkopi Anastasi, mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme të organizuar nga Arqidiokeza e Amerikës për të kremtuar Ditën e Tre Hierarkëve dhe Shkrimit grek ku edhe ju foli studentave grekë. Në të njëjtën ditë do jetë edhe folësi kryesor në këtë ngjarje të rëndësishme- Gala në Metropolitan Club të NY ”
    Nga sa shkruhet vetekuptohet “shqiptarizmi alla janullo” qe nuk ndjen nevojen e takimit me Shqiptare
    Pra “shqiptari grek-janullo” ne vazhdim te helenizimit te Shqiperise, vazhdon detyren e asfalise greke
    FATMIRESISHT KEMI ENDE INTELEKTUALE ATDHETARE SHQIPTARE SI I NDERUARI Z. MYSLIM PASHAJ QE ME PROFESIONIZEM TE MIREFILLTE NA TREGON RRUGEN E MBROJTJES SE INTERESAVE KOMBETARE SHQIPTARE. Dhe keta Atdhetare te Vertete Shqiptare nxirren ne pension sepse nuk nevojiten atehere kur MBROHEN INTERESAT KOMBETARE SHQIPTARE??!

    Përgjigju ↓