Kronikë

12 mijë paund për dokumente false angleze, shkatërrohet grupi kriminal

18:31 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup i strukturuar kriminal me 16 anëtarë është shkatërruar nga policia e Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se ky grup ishte i specializuar në falsifikim të dokumenteve dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm. Aktiviteti i tyre sipas policisë ka nisur që nga viti 2017.




Gjatë operacionit të koduar “Pagesa e fundit”, në pranga përfunduan:

– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier

– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier

– Xhevahir Myrtaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier

– Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier

– Kostaq  Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë

– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec

– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë

– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.

Janë shpallur në kërkim:

– S.P, 41 vjeç, banues në Fier

– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë

Hetimet

Policia thotë se shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumenteve shkollorë, dokumenteve të gjendjes civile, të pasaportave, dokumenteve të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Ata u merrnin pororsi për pajisjen me dokumente të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallakastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 paund. Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Si funksiononte grupi

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusa për në Tirane tek Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre. Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumente në Tiranë, Artan Hasani i niste në të njëjtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.