Kryesore

Ministria prezanton të hënën projektin për Teatrin, artistët: Nuk na kanë thirrur në takim

14:37 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Projekti për Teatrin Kombëtar dhe debati mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes.




Bëhet fjalë për projektin skicë të Teatrit Kombëtar që pritet t’u prezantohet artistëve paraprakisht, për të marrë miratimin e tyre përpara se të miratohet.

“Gazeta Shqiptare” ka mësuar se të hënën në Kryeministri, artistë dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës do të takohen për të parë një projekt ide.

Burime për “Gazetën Shqiptare” bënë të ditur se Ministria ka nisur të kontaktojë artistë të Teatrit Kombëtar dhe aktorë për takimin e ditës së hënë.

Po të njëjtat burime thanë për “Gazetën Shqiptare” se disa artistë e kanë konfirmuar praninë.

Por në të njëjtën kohë, pjesa tjetër e artistëve tha për “Gazetën Shqiptare” se nuk kanë marrë ende një ftesë dhe se nuk kanë dijeni se çfarë është takimi i Kryeministrisë.

Për këtë arsye “Gazeta Shqiptare” ka kërkuar informacion nga zyra e shtypit në Ministrinë e Kulturës.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet për “GSH” “nuk është projekt por koncept projekt”, i cili do të prezantohet ditën e hënë tek COD.

Kujtojmë se pak javë më parë, zhvendosja e Teatrit Kombëtar solli përplasje të forta në publik mes artistëve dhe Ministres Mirela Kumbaro. Por duket se në takimin që ato patën me përfaqësues të qeverisë, u ra dakord për projektin e ri.

Megjithatë, duket se jo të gjithë artistët janë informuar mbi këtë projekt, apo takimin e së hënës që pritet të zhvillohet në Kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.