Kronikë

Shpërndanin drogë në gjimnazet e Tiranës, arrestohen 4 persona

13:55 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishin pjesë e një grupi që shpërndani drogë në shkollat e kryeqytetit.




Sipas policisë në pranga kanë rënë:

Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”

Të katërt këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndani drogë në gjimnazet e Tiranës. Në momentin e arrestimit policia u gjeti 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa”, e cila ishte  gati për t’u shitur. Mbi të 4 të arrestuarit rëndon akuza “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” si dhe “falsifikim dokumentash”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.