Kryesore

Protesta për Teatrin, kërcënohen artistët! Shkrimtari: Thirrje për mosbindje civile

15:56 - 27.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kërcënohen artistët për të mos dalë në protestë për Teatrin Kombëtar. Ka qenë shkrimtari Rudi Erebara ai që iu ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë pasditen e sotme, në orën 18:00.




Gazeta Shqiptare mëson se në këtë protestë do të jenë dhe artistë, por disa prej tyre kanë bërë me dije pranë organizatorit Erebara se janë kërcënuar. Protesta bëhet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit.

Vetë shkrimtari Rudi Erebara e cilëson si një protestë anti-diktaturë duke e krahasuar me 90-ën. Erebara është autor i librit “”Epika e yjeve të mëngjesit”.

I bëj thirrje Partisë Demokratike të Tiranës, të mbaje qëndrim, t’i dalë për zot, Teatrit Kombëtar. Sot në orën 6, si dikur kur fitonim mbi diktaturën komuniste“, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Erebara tha: Do jemi në protestë dhe presim sa më shumë  qytetarë të na bashkohen.

Më herët ai ka bëtë këtë thirrje: Unë me gjithë zemër e pranoj moton: “Se qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak,”; dhe do të doja ta shihja që kjo të vepronte sa më shpejt dhe në mënyrë sa më sistematike. Për të dalë aty, gjë që përfundimisht përmblidhet në këtë, që unë gjithashtu besoj: “Se qeveria më e mirë është ajo që nuk qeveris hiç”; dhe kur njerëzit të jenë të përgatitur për këtë, kjo ka për të qenë lloji i qeverisë që ata kanë për të pasur. Qeveria, më e madhja mund të jetë një mjet; por shumica e qeverive janë zakonisht dhe të gjitha qeveritë janë ndonjëherë, të leverdisshme. D. Thoreau, 1849, Mosbindja Civile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.