AKTUALITET

Kamioni përplaset me trenin, plagosen 2 persona

09:39 - 10.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Treni ka marrë përpara një kamion që po kalonte mbi shinat dhe ka rënë nga ura, e për pasojë dy persona janë plagosur.




Nga sa bëhet e ditur, mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në Pllanë  – Lezhë, treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një mjet kamion që po transportonte mallra.

Nga kjo është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një nga pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër – Vorë,  është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten.

Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit, edhe 2 shtetas të tjerë.

Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.