Kryesore

Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Ruçi ndërpret seancën

10:46 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tension në sallën e Kuvendit, teksa deputetët e opozitës me në krye Lulzim Bashën kanë bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka kërkuar Bashës që të ulet në vend, por pas mosbindjes së tij, por jo vetëm, Ruçi ka ndërprerë seancën.




Opozita ka kërkuar përjashtimin e Ramës nga seanca, për shkak të fjalorit të tij të përdorur në seancën e kaluar. Ndërkaq, deputetët e opozitës vijojnë të jenë të vendosur tek foltorja.

Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta dhe të denoncojnë çdo padrejtësi nga ana e Qeverisë.

Ky Kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky Kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë. Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg. Liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuara. Ndaj nuk duhet t’i harrojmë. Ndaj sot dua t’ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që sot kanë ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të kuksianëve dhe qytetarëve të ndershëm. Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, se ka ende kurajo, por qëndruan besnikë një të vërtete të mëdhe, padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo. I bëj thirrje çdo shqiptari mos presin të bëhen qindra dhjetra miliona, por të reagojë secili me mënyrën e tij të reagimit. Këto përpjekje të gjitha bashkë do përbëjnë një goditje fatale për këtë regjim kriminal që kemi sot në krye të vendit”, u shpreh Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.