Kronikë

Video/ Arrestohet shqiptari grabitës në Itali, si u zbulua nga theksi

14:44 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka tentuar të grabisë pronarin e një lokali. Gjithçka ndodhi midis mbrëmjen e së shtunës, ku pronari i lokalit po kthehej në shtëpi pasi kishte mbyllur biznesin e tij.




Pikërisht në momentin kur ai ishte gati të hapte derën e shtëpisë, iu hodhën me forcë dy individë të maskuar, të armatosur me armë dhe thikë.  Ata e kërcënuan të dorëzonte paratë e fituara, rreth 800 euro dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Menjëherë pronari i lokalit njoftoi policinë dhe falë indikacioneve të dhëna, si edhe theksit shqiptar, kanë rënë nën gjurmët e agresorëve.

Policia ka arrestuar Theodhori Gravova, 25 vjeç, i cili ishte nën mbikëqyrje të autoriteteve. Më parë ai kishte precedentë për drogë dhe mes miqve ishte vendosur në Modica Alta.

Ai ishte strehuar në shtëpinë e një shtetasi italian, të njohur për dosjet penale, ku gjatë kërkimit nga policia  u zbuluan edhe armët e përdorur në grabitjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.