OPINION

Çeçenëve ua bëri rusi teatrin, neve do e bëjmë vetë!

15:50 - 18.04.18 Ilir Kadia
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Ndrenika. Ai sa doli nga Teatri me dy shokë. Mua nuk mu prit të afrohej por i thërrita nga Pedonalja. Me çantë në dorë mu duk si ish pronarët fill pas rrëzimit të komunizmit që gjykatë më gjykatë nisën kalvarin për kthimin e pronave. Bert, jemi me ty për mbrojtjen e teatrit, i thamë me Bislimin.





Berti hapu çantën dhe nxori nga tufa e letrave njërën prej tyre. Mu duk sikur do ish fotokopje e tapisë së teatrit dhe Berti afër të tetëdhjetave si ish pronar i lodhur.
Ishte një pamje e një ndërtese të ngjashme me San Paul, krenarinë e Londrës.
“Është Teatri Kombëtar në Grozni. I çeçenëve. Ja u ka bërë rusi se ku i kanë çeçenët aq para! Nuk ka zënë shumë tokë se edhe ky yni pak tokë zë! Mund të përshtatet, të gjendet zgjidhja! Se unë nuk jam të ruhet ky o vjetri qind përqind! Ja shiko zgjidhjen e shtesës mbrapa Ministrisë së Brendshme. Shkon shumë apo jo?! “
Berti fliste. Ne dëgjonim! Dy vajza afër na kaluan dhe unë i ndalova. I thashë të na bënin një foto. Ato pranuan me kusht, kërkuan të bënin edhe ato foto me Bertin.
Po, tha Berti, por me kusht që të paguani 10 euro. Tek fondi për Teatrin e Ri! Çeçenëve ua bëri rusi, neve do e bëjmë vetë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.