Benfika, Sporting Lisbonë, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano janë gjobitur nga qeveria e futbollit, FIFA.
Sipas tyre këto skuadra gjatë merkatos së lojtarëve kanë përfshirë palë të treta në marrëveshje, diçka që nuk lejohet nga rregullorja e FIFA-s.
Benfica dhe Sporting Lisbonë janë gjobitur me 110 mijë euro ndërkohë që 65 mijë euro do paguajnë drejtuesit spanjollë të Celta Vigo-s dhe Vallecano.
Një gjobë prej 187,500 franga zvicerane gjithashtu u vendos kundër skuadrës nga Katari, Al Arabi për marrëveshje të palëve të treta. U dënuan edhe dy shoqata të futbollit: Laosi, e cila u gjobit 690,000 franga zvicerane për shkeljen e rregulloreve të transferimit lidhur me të miturit dhe Indonezinë, e cila u gjobit 30,000 franga zvicerane për shkeljen e rregullave të FIFA-s.
Qeveria e futbollit ka bërë të ditur se do të penalizohen klube dhe federata të ndryshme që shkelin rregullat e FIFA-s, por nuk ka zbuluar se cilat kanë qenë transferimet e parregullta.