![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një kasaphanë e vërtetë pas shpërthimit në Fier. Gra që kanë vënë kujën e bërtasin, njerëz që përpiqen të hapin dyert e makinës. Kjo është pamja e parë nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas shpërthimit në Fier.
Një sasi eksplozivi është vendosur në një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’ ku ka mbetur i plagosur rëndë shoferi që ndodhej brenda.
Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe ka dalë i dëmtuar nga mjeti që është shkatërruar plotësisht. Gazetari Ervis Kuci ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Burimi: BalkanWeb
Shfaq Komentet (0)