Dy forcat më të mëdha opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat këtë të hënë për të rrëzuar taksën e pronës.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, PD dhe LSI kanë rrëzuar kështu projekt-vendimin e kryebashkiakut Vangjush Dako.
Por edhe pse për të kaluar ky vendim, Këshillit Bashkiak të Durrësit i mjaftonin 26 vota, kjo nuk është arritur, duke bërë që vendimi të mos kalonte.
Në të njëjtën kohë nuk ka vonuar reagimi i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i cili ka thënë se taksat nuk janë rritur për qytetarët, por përkundrazi ato janë ulur.
Shfaq Komentet (0)