Ndarja nga jeta e aktorit të serialit “O sa mirë”, Art Kurtit në rrethana të dyshimta ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë, por jo vetëm.
Modelja e njohur kosovare, Artnesa Krasniqi, njihej si mikesha e ngushtë e Artit. Ata vazhdimisht shfaqeshin së bashku, duke treguar kështu që kanë një miqësi të mirë.
Që prej lajmit se shoku i saj më i mirë nuk jeton më, statuset e Artnesës kanë qenë rrëqethëse, ku zor se mund të mbahen lotët. I tillë dhe postimi i fundit, ndërsa ka shprehur edhe njëherë se sa shumë i mungon miku i saj.
“Do doja shumë të ishe këtu që unë mund të të thoja sesa shumë kam nevojë për ty dhe sesa e vështirë ka qenë çdo sekondë pa ty”, – shkruan modelja.
Shfaq Komentet (0)