OPINION

Berisha si një qen besnik i Bashës

11:31 - 29.04.18 Mero Baze
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka dalëpublikisht për të shuar çdo dyshim se është në dispozicion qoftë dhe si truprojë për Lulzim Bashën, një ditë para një Kuvendi të pazakontë të PD, ku do miratohen ndryshime në statut, që mbrojnë Bashën nga kundërshtarët në parti.




Meqë shumica e kritikëve të Bashës kanë mbështetur shpresën tek Berisha, ai doli që sot për t’u treguar se mes tyre dhe Bashës, ai është me Bashën.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të re.

Por Berisha shkoi dhe më tej, duke kërkuar që kritikët e Bashës duhet t’i nënshtrohen një standardi poshtërues nga ai dhe kur janë në të drejtën e tyre. Rasti i Majlinda Bregut është shumë ilustrues.

Zonja Bregu ka fituar me konkurrim një post të rëndësishëm europian, duke konkurruar me ish- kryeministra dhe ministra rajonalë, dhe PD ka bërë një gjest primitiv, duke e sulmuar që në fillim dhe duke mos e uruar, as kur fitoi.

Sali Berisha i vuri vulën këtij procesi denigrues, duke e quajtur legjitim, pasi sipas tij, Bregu nuk i ka marrë leje Lulzim Bashës për këtë kandidim.

Sikur Lulzim Basha të kishte përgjegjshmërinë e një lideri, Majlinda Bregu nuk do të kandidonte në atë post, pasi do ishte deputete. Basha e përjashtoi atë pa paralajmërim nga partia, pa pasur ndonjë konflikt publik me të, përveç pikëpamjeve të ndryshme që kishin rreth qëndrimit të Bashës ndaj kërkesave të BE, për hyrjen në zgjedhje.

Si e tillë, Majlinda Bregu nuk ka kandiduar si një rebele e opozitës, por si një e përjashtuar nga partia prej kryetarit të opozitës. Dhe sikur të donte Bregu të merrte leje, nuk kishte kush t’ia hapte telefonin.

Së dyti, ideja që dikush duhet të lidhë jetën dhe personalitetin e tij me tekat e një karabushi si Lulzim Basha, është shumë denigruese si mentalitet. D.m.th një njeri që të ka ndërprerë karrierën në mënyrë brutale, që të ka poshtëruar publikisht dhe të ka konsideruar armike, duhet të ketë në dorë dhe mbijetesën tënde. Vetëm një komunisti si Sali Berisha mund t’i shkojë mendja, se njeriu duhet ta lidhë gjithë jetën me fatin e partisë, dhe kur ajo të vret, sipas sindromës së Kadri Hazbiut, që “edhe po më vrau, partia ime më vret”.

Por ajo që është më kryesorja në këtë histori, është se Berisha shpiku një gënjeshtër për të justifikuar Bashën dhe sjelljen e ndyrë të PD ndaj Bregut. Ai thotë që emërimi i Bregut është vepër e qeverisë, ndërkohë që në fakt konkurrimi dhe emërimi saj është dështimi i opozitës. Lulzim Basha nuk la gjë pa thënë kundër saj në Bruksel apo tek komisioneri Hahn, por ata bënë të kundërtën e asaj që kërkoi ai. Mbi të gjitha, emërimi është meritë e Bregut, pasi ajo ka konkurruar në atë post me ish- kryeministra dhe ministra të tjerë të rajonit, ndërsa qeveria ka dhënë rekomandim pozitiv, pasi ishte kandidatura shqiptare, ndryshe nga vreri që volli opozita. Duke qenë vetë një njeri zemërzi, që nuk do ta kishte dhënë kurrë pëlqimin për dikë që nuk është ushtar i tij, Berisha me këtë rast, po përpiqet të mbulojë dhe të vërtetën e baltës që vetë PD hodhi kundër Bregut në këtë konkurrim.

Por e gjitha kjo tani është një histori e qartë. Të gjithë kanë zgjedhur njerëzit e vet në PD. Europa ka zgjedhur Bregun, ndërsa Berisha ka zgjedhur Bashën. Dhe këto dy zgjedhje ndryshojnë nga fakti se Europa e ka zgjedhur Bregun si vlerë, ndërsa Berisha e ka zgjedhur Bashën, si qeni të zotin, për t’i qëndruar besnik. Dhe sot është shndërruar në një zagar besnik të tij, që leh kundër çdokujt që i kalon afër, se mos ja prek.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Baze esht i pranishem,vazhdimisht ne media.Lexohet,dhe shpesh here nuk trembet por flet.Por ngase eshte vazhdimisht ne Medija,e tepron nganjehere! Berisha,sesht qen i Bashes,ndoshta do te ishte mire ta cilesoje simpatizant i Tij.Qe don te thote,ja rregullon,problemet Bashes kur Basha perballet,me to. Basha Kritiket e Tij,ti lejoj te flasin,por Partija ka rregulla e kur shkelen rregullat,Kritiket,duhet te degjojn Bashen! Baze mund te thuhet se ,nuk e tepron me Partin qe esht ne Pushtet,dhe shef me vemendje.Kur Partija ne Pushtet ,humbet zgjedhjet Baze hidhet ne sulm,dhe krejt qka nuk e tha kur duhej te thuhej e thote! Gazetaret qe mundohen te flasin,kur esht per te fol,keshtu tundohen,por rujn vendin e punes,dhe flasin,mepastaj.Per kete thuhet si kofini pas te vjelit! Por ka raste kur Gazetarija ka rrezuar President,pas berjes Publike te aferave,dhe keshtu del se paska edhe Gazetare te Pavarur! Kryetar Opozite,Kryeministra,e din mir ket qeshtje,por dihet se edhe Gazetaret,qe i bejn qejfin korrupsijonit,mund te perballen me kritik,nga segmente te pakapura te Qeveris!

    Përgjigju ↓