Intervista

Donald Tusk jep alarmin: Konfliktet dhe urrejtja në Ballkan mund të rikthehen

16:23 - 30.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një javë pasi Komisioni Europian bëri publike progres-raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i Këshillit të Europës Donald Tusk zhvilloi një tur vizitash në rajon.




Gjatë vizitave zyrtare, Tusk pa nga afër situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor, në pritje të qershorit kur KiE, do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave, mes të cilave edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Tusk nënvizon se e ardhmja e Ballkanit është në BE, gjithnjë në varësi të progresit që vendet do të bëjnë në përmbushjen e kritereve të vendosura.

Por në të njëjtën kohë, ai evidenton faktin se si rajoni i Ballkanit vijon të ketë të freskëta kujtimet e konflikteve. Ndaj ai shton se Ballkani vijon të mbetet lehtësisht i cënueshëm nga konfliktet e së kaluarës mes vendeve.

Intervista:

Pak ditë më parë keni vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ç’përshtypje po ktheheni?

Jam shumë i impresionuar nga ato që kam dëgjuar nga kryeministrat, presidentët, por edhe qytetarët e zakonshëm në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Kujtimet e konflikteve, dhe pasiguria, janë ende shumë të pranishme. Unë sjell me vete këtë amanet: ne duhet ta kemi gjithmonë parasysh se konfliktet dhe urrejtjet mes njerëzve – në rastim më të shpeshtë pas asnjë lloj arsyeje – mund të ngjallen shumë lehtë. Nxitja e një atmosfere të mirë dhe e pajtimit, veçanërisht në një rajon që ka vuajtuar kaq shumë si Ballkani Perëndimor, kërkon jashtëzakonisht shumë vullnet të mirë dhe këmbëngulje. Unë do ta kërkoj një gjë të tillë tek të gjithë.

Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit Karl në Aachen, ju keni thatëqë herë pas here ju bie të takoheni me “somnambulë politikë”, të cilët, ashtu si 100 vjet më parë, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, janë gati të nxisin konflikte politike. Aktualisht në shumë vende kemi të bëjmë me valën e populizmit. Çfarë duhet bërë për t’iu kundërvënë kësaj?

Para së gjithash, ne nuk duhet të vëmë në dyshim ato për të cilat ne polakët ëndërronim në Dancig në gusht të vitit 1980. Në atë kohë njerëzit u angazhuan me guxim dhe vazhdimësi për liri, respekt të ndërsjellë, tolerancë, dinjitetin e punës. Kjo nuk ka ndryshuar. Por duhet të jemi të vetëdijshëm, se e mira mund të zhbëhet shumë shpejt. Po edhe e keqja është e kapërcueshme dhe kjo duhet t’u japë njerëzve besimin për mundësitë e tyre.

Ju keni thënë gjithashtu se posti i Presidentit të Këshillit Evropian nuk është “destinacioni juaj përfundimtar”. A nuk është ky kulmi i karrierës suaj politike?

Kur thashë se Brukseli nuk është “destinacioni im i fundit”, e kisha fjalën vetëm se nuk dua të vdes në Bruksel. Vendi im është diku tjetër – në Gdansk, Sopot, me nipërit e mbesat. Sa i përket karrierës sime të ardhshme, ende kam shumë për të bërë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.