AKTUALITET

“Luftoni për ne, ju lutem!”. Thirrja prekëse e një nëne shqiptare në pritje të deportimit

14:40 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Telefoni i paguar në burgun e qarkut Calhoun është shndërruar në një litar shpëtimi për një grup nënash, të cilat po përballen dëshpërimisht me dëbimin dhe kërkojnë të flasin me fëmijët e tyre.




Shumica nuk kanë dënime penale, thonë avokatët. Të gjitha i kanë lindur fëmijët në Amerikë.

Por, ata kanë humbur të drejtën për të jetuar në SHBA sipas politikave të reja të emigracionit të reja që përfshijnë të gjithë ata që janë ilegalisht në të njëjtën kategori si ata me rekorde kriminale.

Midis tyre është Cile Precetaj nga Shqipëria, 46 vjeç, nënë e tre fëmijëve që ndan qelinë me gjashtë emigrante femra dhe dëshiron që bota të njohë gjendjen e tyre.

“Ekziston frika dhe paniku në burg”, tha ajo.

“Një natë, një nënë e treve fëmijëve nga Kina, që po përballej me dëbimin, godiste murin me kokë”.

“Një ditë tjetër, një grua meksikane qante në mënyrë të pakontrolluar”, tha Precetaj, e cila u gjunjëzua me të dhe u lut me rruzaren në duar.

Ajo nuk ngurron të shpreh frikën se edhe bashkëshortët do të depërtohen, duke i lënë fëmijët të vetëm.

“Unë dua që njerëzit të luten për ne”, tha Precetaj në një intervistë telefonike nga burgu këtë javë.

“Kurrë nuk kemi bërë ndonjë krim. Ne sapo erdhëm në këtë vend për të pasur një jetë dhe edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është e vetmja arsye që kemi ardhur këtu dhe unë i lutem Perëndisë që të na ndihmojë”.

Precetaj, e cili ka kërkuar azil në SHBA që nga viti 2000 dhe nuk ka të dhëna kriminale, tha se shumë nga gratë në burg kanë frikë të flasin, duke pasur frikë se ICE( Departamenti Amerikan i Sigurisë së Emigracionit) mund të shkojë edhe pas burrave të tyre ose anëtarëve të tjerë të familjes.

“Të gjithë kanë frikë të flasin. Dikush duhet të ngrihet për këto nëna. Nëse dikush nuk ngrihet, nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë vend për të gjitha këto nënat e varfra do të dëbohen”.

Precetaj, e cila u shpëtua nga dëbimi në vitin 2014 me urdhër ekzekutiv, mund të dëbohej që nga e mërkura. Ajo u arrestua më 26 prill gjatë një vizite rutinë mujore në zyrën e ICE në Detroit dhe kaloi një ankth, kur zyrtarët urdhëruan që ajo të hiqte unazën e dasmës, vathët dhe varësen e Virgjëreshës Mari.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo u shtua për pak kohë në spital dhe më pas u dërgua në burg.

Tre fëmijët e saj, të moshës 8, 10 dhe 16 vjeç, jetojnë me babanë e tyre, Pete, një emigrant jugosllav që ka jetuar në SHBA për 30 vjet dhe zotëron një restorant. Rasti i saj është aktualisht në apel në Gjykatën e Apelit të Qarkut të 6-të të SHBA-së.

Në kërkesën e saj për azil, ajo pretendonte se kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri dhe se familja e saj kërcënohej vazhdimisht nga grupe kriminale që kërkonin ta rrëmbejnë dhe ta bënin atë një prostitutë.

Ajo gjithashtu ka shprehur frikë për një të fejuar abuziv që la në Shqipëri. Gjykatat kanë mohuar në mënyrë të përsëritur kërkesën e saj për azil, duke e quajtur atë të pabesueshme.

Por, avokati i Precetaj nuk po heq dorë.

“Ne jemi optimist se gjykata do të njoh faktin se ajo nuk ka ndonjë dosje penale dhe se ka tre fëmijë shtetas amerikan”, tha avokati  Clemens Michael Lacey.

“Në të kaluarën, para zgjedhjeve të vitit 2016-të, ajo kurrë nuk do të kishte qenë në një paraburgim të tillë. Në atë kohë, vetëm kriminelët e rrezikshëm po largoheshin”.

Por, tashmë kohët kanë ndryshuar sipas ligjeve të reja të emigracionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.