AKTUALITET

Mohoi akuzat për vjedhje, 34-vjeçari dhunohet nga policia e Korçës

15:57 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34 vjeçar është dhunuar në ambientet e Komisariatit të Korçës. Mariglen Muka nga fshati Kamenice është shoqërua si i dyshuar për disa vjedhje në këtë qytet. Ai ka deklaruar se ishte paraqitur në komisariat pasi ishte lajmëruar nëpërmjet telefonit nga inspektori i zonës.




34-vjeçri thotë se pasi është pyetur për disa vjedhje në fshat, të cilat nuk i ka pranuar, është dhunuar nga policia duke e goditur me grushte dhe fyer atë.

Sipas tij, SHCBA ka filluar verifikimet për policin që dhunoi Mariglen Mukë, ndërkohë gjithashtu kanë në këtë verifikim bën pjesë edhe inspektorin e zonës

U paraqita ne komisariatin e Korçës, rreth orës 9 të mëngjesit, sepse me telefonoi inspektori i zonës. Mendova se me kërkonin për dokumentet e makinës. Me shoqëruan ne një prej  zyrave te Komisariatit ku me morën ne pyetje për disa vjedhje ne fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. 

Kur mohova akuzat, polici qe me mori ne pyetje, me fyeu dhe me pas me goditi me grushte dhe shkelma ne koke dhe pjesën e barkut. Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u permenda,me cuan ne një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek me bëri një qetësues, sepse kisha shqetësime. 

Më lanë të lirë rreth orës 15 dhe familjaret më sollën ne spital. Po bej analizat dhe kontrollet mjekësore.  Do bej denoncim për policin qe me dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk më goditi. SHCBA ka filluar verifikimet per policin qe dhunoi 34 vjeçarin dhe inspektorin e zonës. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.