BOTA

Gjeologët paralajmërojnë rrezikun: Vullkani Kilauea mund të shpërthejë “gurë balistikë”

10:17 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vullkani Kilauea, i cili shpërtheu në llavë dhe gaz disa ditë më parë, mund të ketë shpërthime në formën e “blloqeve balistikë” në javët e ardhshme.




Sondazhi gjeologjik i SHBA-së paralajmëroi se vullkani mund të shpërthente “blloqe balistike” potencialisht me një peshë shumë tonësh dhe në një largësi prej gjysmë miljesh.

Gurët më të vegjël mund të shkonin edhe shumë më larg, ka deklaruar monitoruesit gjeologjik, teksa ata mund të binin në formë “shiu” në zonën përreth.

Rreziku i shpërthimeve po rritet si një liqen llave brenda kraterit vullkanik, gjë që mund të rezultojë fillimisht në shpërthime me avull.

Liqeni i llavës ka rënë në më shumë se 656 metra në ditët e fundit, thanë gjeologët.

Por, nëse do të ketë shpërthime, banorët mund të kenë pak kohë për t’u përgatitur.

“Avulli që del në vullkane zakonisht paralajmërojnë për situatën”, thuhet në Buletinin e Studimit Gjeologjik të SHBA-së.

Në Kilauea gjatë javës së kaluar janë hapur më shumë se një duzinë të çarash, duke derdhur llavë dhe tym në zonat e banimit dhe duke nxitur evakuime masive.

Autoritetet lëshuan një sërë urdhëresa për evakuimi në qytetin e Xhennete Laninupa, pasi u hapën dy të çara të reja, duke paralajmëruar për tym të rrezikshëm.

Guvernatori David Ige paralajmëroi se aktiviteti sizmik po rritej edhe rrjedhja e llavës po përkeqësohej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.