Një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti në aksin rrugor Fushë-Krujë-Rinas.
Viktima E. B. 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë është dërguar në Spitalin e Traumës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.05.2018, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shfaq Komentet (0)