Ky është cikli i tretë i autorit dhe na sjell një gjendje të caktuar nga përballjet me Parisin, qytetin e tij të lindjes. Pas “vrazhdësisë” së linjës, duket një ndjenjë nostalgjie që i vishet si shtresë ndjenjave të piktorit, jeta e të cilit ka pasur shumë oscilacione të dhimbshme dhe mbetet e mbushur me trishtime dhe zhgënjime pa fund. Paçka në këtë tis, një qenie merr shumë mesazhe pozitive nga nënvetëdija e Velos, që nuk e ndan Parisin nga kujtesa e tij…
Shfaq Komentet (0)